Ish-sekretari i LSDM, i cili ka qenë edhe ministër dhe ambasador, Gjorgji Spasov thotë se nuk duhet të lejohet që në letërnjoftime të ketë përkatësi etnike.
“Për çfarë e përdorim letërnjoftimin? Për në bankë, para policisë dhe në votime. Askujt nga këto nuk jemi të obliguar që t’ua tregojmë dhe nuk duhet t’ju interesojë përkatësia etnike. Në Maqedoni ka martesa të përziera”, thotë Spasov.
Sipas tij nuk duhet të pranohet ky propozim ligj për shkak se nuk rrit të drejtat ose barazinë.
“Përkundrazi, mendoj se është një përpjekje që të minohet Marrëveshja e Prespës ku në pasaporta thuhet nacionaliteti: maqedonas, qytetar i RMV-së. Nëse kalon kjo ide në letërnjoftime, duhet të jemi të sigurt se përkatësia etnike do të kërkohet në pasaporta”, tha Spasov.
Ai shtoi se Lëvizja Besa dëshiron që para zgjedhjeve lokale të fitojë pikë politike./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...