Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka dorëzuar të dielën vonë në Kuvend, propozim-programin e Qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka caktuar për sot në ora 11:00, seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, kurse programi dhe përbërja, gjithashtu janë dorëzuar te deputetët.
Në Qeverinë e re marrin pjesë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet që të votohet më së voni deri në mesnatën e ditës së mërkurë, kurse për të duhet të votojnë më së paku 61 deputetë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...