Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale.
Në seancën e djeshme filluan të dëgjohen “bombat” në prani të opinionit, ndërsa Prokuroria Speciale ka kërkuar që për shtatë nga 1.063 “bombat” të dëgjohen pa praninë e opinionit sepse në të ka biseda private, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa avokatët e të akuzuarve kërkuan që “bombat” fare të mos lëshohen dhe i kontestoi si dëshmi valide.
Seancat për “Titanik” për shkak të obligimeve të amësisë të ish-ministres Gordana Jakulloska do të mbahen në periudhën prej orës 10 e deri në 12 pas çfarë do të vijojë një orë pushim, pastaj nga ora 13 e deri në 15 me pushim prej një ore dhe nga ora 16 deri në 18.
Të akuzuarit në këtë lëndë dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...