Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë diskutimin për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë. Kjo do të jetë dita e gjashtë që deputetët debatojnë për nevojën e sjelljes së një ligji të këtillë.
Seanca për këtë pikë u ndërpre mbrëmë 15 minuta pas orës 2 me kërkesë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.
Në diskutimet e deritanishme kanë folur mbi dhjetë deputetë nga gjithshej 70 të paraqitur për fjalë. Deputetët e opozitës akuzojnë se ligji është jokushtetues dhe kërkojnë tërheqje të tij, ndërsa sipas shumicës parlamentare ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe me të nuk vihet në rrezik karakteri unitar i shtetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale më 25 shtator, pritet që këtë fundjavë Kuvendi të ndërpresë punën.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...