Sot në Shkup do të mbahet vrapimi tradicional i “Baba Dimrave”, ku do të marrin pjesë qindra njerëz me veshje të baba dimrit dhe do të vrapojnë në qendrën e Qytetit të Shkupit.
Vrapimi edhe përkundër garimit, ka karakter zbavitës, prandaj është e mirëpritur të paraqiten pjesëtar nga të gjitha grupmoshat. Gjatësia e pistës së vrapimit është dy kilometra ku mund të garojnë edhe fëmijë në prani të prindërve të tyre.
Fillimi dhe mbarimi i pistës së vrapimit është nga sheshi “Maqedonia”, ku do të vrapohet drejtë “Portës së Maqedonisë”, Parkun Gruaja Luftëtare, Hoteli “Holidej In” dhe përreth lumit Vardar drejtë Urës së Gurit.
Paraqitja për në garë kushton 300 denarë, ndërsa për 300 të paraqiturit e parë jepen dhuratë kostumi i “Baba Dimrit”.
Fillimi i vrapimit është caktuar për orën 12:00.
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin inaugurues t...
Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera rre...