Sot katër viktima dhe 389 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

15:53 | 10 Shkurt 2021

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.445 testime për coronavirus, ndërsa 389 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-140, Prilep – 34, Kavadar – 33, Kumanovë – 21, Veles – 20, Ohër – 15, Dellçevë – 14, Manastir – 13, Tetovë dhe Strumicë – nga 12 secili, Negotinë – 11, Shtip – 10, Gjevgjeli – 8, Gostivar dhe Berovë – 6 secili, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Kratovë – 4 secili, Struga, Koçani dhe Resnja – 3 secili, Vinica, Demir Kapija dhe Dojran – 2 secili, Kërçova, Dibra, Radovishi, Probishtipi, Makedonski Brod, Bogdanci dhe Krushevo – secili qytet nga 1.

Nga MSH thonë se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe katër pacientë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 998 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 95.736, prej të cilvëe 86.844 janë shëruar, ndërsa 2.959 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (10 shkurt) është 5.933./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara