Në Kuvend sot do të debatojnë Komisioni Ligjvënës-juridik dhe Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Komisioni për Sistem Politik do t’i shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, në lexim të dytë, si dhe Informacionin për zbatimin e dispozitave të Avokatit të Popullit për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara të cilat i përmban Raporti i Avokatit të Popullit, nga ana e organeve të administratës shtetërore të përfshira në të njëjtin.
Komisioni Ligjvënës-juridik do të mbajë dy seanca. Në të parën janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe dy kërkesa për interpretime autentike, përderisa në rend dite të të dytës është Statuti i Universitetit të Tetovës.
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë