Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.973 testime për coronavirus, ndërsa 9 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 4, në Tetovë 4 dhe 1 në Kërçovë.
Nga MSH njoftojnë se nuk ka raste të vdekjeve në 24 orët e fundit.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.931, prej të cilëve 150.223 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (19 korrik) është 221./Telegrafi/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...