Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore që zgjati 21 ditë dhe fillon heshtja para zgjedhjeve lokale të së dielës.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë takime finale me qytetarët në disa komuna.
Lëvizja Besa organizon takim me qytetarët në Çair. Fushata për raundin e parë zgjedhor përfundon sonte në orën 24.
Koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM do të mbajë takime me qytetarët në Debarcë dhe Vevçan, ndërsa tubimet në Strugë dhe Ohër.
Karvani i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuara nga VMRO-DPMNE do të ketë tubim përfundimtar në Shkup.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar në 15 tetor, ndërsa do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, në 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...