Numri një i Ministrisë së Brendshme, Oliver Spasovski sot njoftoi suspendimin nga puna të 8 punonjësve të policisë të cilët janë të përfshirë në skandalin me lejet për vozitje.
Spasovski u shpreh se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë kryer vepër penale, do të përgjigjen para ligjit.
“Jemi për parandalimin e korrupsionit, edhe në këtë rast ku kemi keqpërdorim të detyrës zyrtare. Është e saktë se kemi hetim për 8 persona të cilët janë të punësuar në MPB dhe që kanë marr pjesë në këtë vepër ilegale, pajisje me patentë shoferi personat që nuk e kanë kaluar provimin. Janë nën hetim 8 punonjës të policisë, ata do të suspendohen nga MPB-ja”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm, duke mos dashur te shpalos me shume detaje, nen arsyetimin se hetimi është në rrjedh e sipër./alsat
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike