Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë Peter Siartio, pas mbledhjes së djeshme të ministrave të BE-së, tha se asnjë koleg i tij nuk e ka ngritur çështjen e azilit të Nikolla Gruevskit.
Siarto tha se ish-kryeministri i Maaqedonisë Nikolla Gruevski me dëshirë ka dorëzuar kërkesë për azil politik në Hungari, por autoritetet hungareze sipas tij, nuk kanë pasur asnjë rol në kërkesën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se autoritetet hungareze për herë të parë për rastin e kanë marrë vesh nga një vend fqinj i Maqedonisë dhe se Gruevski në Hungari ka shkuar me dokumentacionet e nevojshme për qëndrim, si dhe gjitha kufijtë i ka kaluar në mënyrë të rregullt.
Pritet që Siarto të mbajë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, në fillim të muajit dhjetor në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...