Shtimi natyror në vend në tremujorin e tretë të vitit është negativ.
Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se numri i të sapolindurve në tremujorin e tretë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për 5,2 për qind dhe është 5.141 fëmijë të lindur të gjallë, ndërsa numri i personave të vdekur shënon rritje prej 15,3 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 dhe është 5.419 persona, ndërsa prej tyre 23 të vdekur janë foshnja.
Shtimi natyror është negativ, -278 persona, që do të thotë se për aq persona numri i fëmijëve të lindur gjallë është më i vogël se numri i personave të vdekur.
Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor të vitit është zvogëluar për 12,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 dhe është 3.768 martesa, ndërsa numër i rritur është regjistruar tek martesat e shkurorëzuara për 8,5 për qind, gjegjësisht në këtë tremujor janë marrë 357 raporte për martesa të shkurorëzuara./Telegrafi/
B9 dhe aleatët nordikë të NATO-s: Rusia mbetet kërcënimi kry...
Provimi i jurisprudencës, studentët shqiptarë protestë më 18...
Sorensen për takimet në Bruksel me kryenegociatorët: U disku...
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane