Shtabi Komunal i Krizave në Kumanovë kërkon nga Qeveria që të sigurojë sasi të caktuar të maskave për qytetarët dhe megafonë për njoftime. Shtabi Komunal kërkon që maskat të jenë pa pagesë, pasi Qeveria i detyroi qytetarët që pa to të mos dalin në rrugë.
“Kërkojmë nga Qeveria të sigurojë sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse, të cilat do t’iu shpërndahen qytetarëve të Komunës së Kumanovës falas, në pajtim me masat e marra për mbajtjen e tyre të domosdoshme. Kërkojmë nga Qeveria të sigurojë pajisje adekuate me megafon për informim që do të shfrytëzohen për zbatimin e masave të reja”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Krizës në Kumanovë”, thonë nga Shtabi i Krizës.
Ata gjithashtu apelojnë tek qytetarët ë të respektojnë masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sillen me përgjegjshmëri.
Ndërkohë masa për mbajtjen e domosdoshme të maskave mbrojtëse vlen edhe për qytetin e Tetovës dhe Prilepit, njëjtë sikurse edhe masa kufizuese, përkatësisht ndalohet transporti publik dhe ai i organizuar privat./Telegrafi
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...