Një shqiptar nga Shkupi, i moshës rreth 30 vjeçare, ka dashur të bëjë vetëvrasje sot në një kamp refugjatësh në Rejkjavik të Islandës.
Ai ia ka vu flakën vetes, për shkak se autoritetet e Islandës kanë dashur ta kthejnë në Maqedoni, duke mos e marrë parasysh kërkesën e tij për azil, njoftojnë për Gazetën Lajm, shqiptarë tjerë që gjenden në këtë kamp.
Ata thonë se rasti ka ndodhur në mesditë. Gazeta Lajm u sjell edhe fotografitë nga ky rast, dërguar nga refugjatë nga Maqedonia që kanë ikur në Islandë. Aty shihen edhe djegiet e rënda që i ka marrë ky djalosh, gjatë tentimit të vetëdigjet.Ata poashtu na kanë treguar edhe identitetin e këtij djaloshi nga Shkupi, mirëpo për shkak se familjarët e tij ende nuk janë informuar, nuk do ta publikojmë emrin e mbiemrin, e as inicialet.
Shqiptarët që gjenden në këtë kamp thonë se janë në gjendje të vështirë dhe paralajëmrojnë masa radikale në rast se autoritetet islandeze vendosin t’i kthejnë në Maqedoni, ku mbretëron situatë e vështirë ekonomike.
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme