Zjarri ka kapluar një ndërtesë të vjetër banimi në rrugën “Gjuro Gjunovikj” në Shkup, respektivisht afër stacionit të trenit në Shkup. Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërkohë ende nuk është bërë e ditur nëse ka të plagosur ose viktima nga flakët që kapluan objektin.
Po intervenohet me tre automjete dhe 10 zjarrfikës.
Banorët e zonës thonë se objekti tash e një kohë të gjatë nuk ka qenë i banuar dhe se ka mundësi që zjarri të jetë shkaktuar nga persona të pastrehë të cilët e shfrytëzojnë objektin e braktisur.
Ndryshe, zjarrfikësit thonë se në të njëjtën kohë ka tre raportime për zjarre dhe se po intervenojnë në të gjitha lokacionet./TV21/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...