Ministria e Brendshme informon subjektet publike dhe ekonomike se shpërndarja e produkteve ushqimore, ilaçeve dhe mallrave të tjerë të nevojshëm në zonën ku është deklaruar kriza (komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupa) do të kryhet vetëm prej orë 8:00 deri në orën 14:00.
Për të vazhduar funksionimin e kapacitetit industrial “Knauf Radika” Dibër, sigurohet një qarkullim i sigurt i automjeteve për transportin e resurseve dhe mallrave në zonën ku është deklaruar kriza. Automjetet me të cilat dorëzohen mallrat dhe automjetet e ndërmarrjes “Knauf” lëvizin përmes pikës së sigurt në drejtim të TEC Shpilje dhe TEC Glloboçica ose pikës së sigurisë përmes Urës Boshkov, nga ku shoqërohen me polici në territorin e zonës së krizës.
Shkarkimi i mallrave do të bëhet ekskluzivisht nga persona që tashmë ndodhen në zonë të shpallur zë krizës, ndërsa shoferët e automjetit nuk do të lejohen të largohen nga automjetet.
Pas shkarkimit të mallrave, automjetet kthehen në një nga pikat e sigurisë ku bëhet edhe dezinfektimi.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi