Ministria e Mbrojtjes sot e publikoi Shpalljen publike për pranimin e 200 ushtarëve profesionistë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Afati për regjistrimin e kandidatëve është 15 ditë, duke përfshirë edhe ditën e shpalljes.
“Sipas ndryshimeve të reja ligjore për shërbimin në ushtri, ushtarët e ardhshëm profesionistë nga momenti i nënshkrimit të kontratës do të marrin pagë fillestare mbi 25.000,00 denarë me mbi 9.000,00 denarë shtesë – mjete për sigurim banesor nga 01.01.2023, shpjegojnë nga MM.
Kushtet për regjistrimin e personave në shpalljen publike janë që të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; të jetë në moshë madhore; të ketë përfunduar së paku arsimin e mesëm; të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimit të shpalljes për pranim dhe të jenë të shëndetshëm dhe të aftë fizikisht.
Kandidatët për ushtarë profesionistë aplikacionin e tyre mund ta dorëzojnë në mënyrë elektronike së bashku me dokumentet e nevojshme në adresën elektronike: [email protected] dhe në Departamentet e Mbrojtjes në ose afër vendbanimit, së bashku me dokumentet e nevojshme.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në procedurën e përzgjedhjes, kandidatët për ushtarë profesionistë do t’i nënshtrohen testeve të aftësisë fizike dhe ekzaminimeve shëndetësore të kryera nga komisionet e posaçme.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata