Qendra e Shëndetit Publik të Kumanovës ka shpallur epidemi të kollës së keqe në nivel të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarë nga institucioni publik shëndetësor.
Epidemiologia Dr. Edita Ramizi tha se nga 26 të raportuar në nivel të Qendrës, 23 janë të sëmurë në Kumanovë.
Mosha e pacientëve varion nga 4 muaj deri në 60 vjeç. Numri më i madh është nga 1 deri në 4 vjeç, më pas është nën një vit, që nga pesë deri në 9 vjeç, pjesa tjetër përfaqësohet nga një rast. Sigurisht që rekomandimi dhe apeli për vaksinimin e fëmijëve për t’i mbrojtur nga kjo sëmundje mbetet.
Të gjitha rastet janë konfirmuar laboratorikisht, nga të cilët numri më i madh janë konfirmuar në laboratorin mikrobiologjik në Qendrën e Shëndetit Publik Kumanovë.
Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve nga Kumanovë, tetë persona janë të vaksinuar plotësisht, tre të vaksinuar sipas moshës, pesë persona janë të pavaksinuar, gjashtë janë të pavaksinuar, statusi i vaksinimit të personit 60 vjeçar nuk dihet, tha Dr.Ramizi, raporton AlsatM.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...