Komisioni për Sëmundje Infektive sot duhet të zhvillojë mbledhje për të shqyrtuar hapat e ardhshëm në lidhje me kufizimet.
Edhe sot do të jenë në karantinë qytetarët e të gjitha komunave në qytetin e Shkupit, komunat përreth Shkupit, Haraçinë, Zhelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në komunat Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc. Ndalimi i kufizimit të lëvizjes përfundon nesër në orën 05:00 të mëngjesit.
Sipas vendimit të Qeverisë në të gjitha qytetet e tjera sot lëvizja e të gjithë qytetarëve është e ndaluar pas orës policore, e cila fillon në orën 16:00 dhe zgjat deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.
Poashtu ndalohet vizitimi i varrezave në të gjithë territorin e vendit deri nesër.
Përjashtime nga ndalimet e lëvizjes zbatohen për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësor (në ISH dhe ISHP, si dhe mjekët e familjes) dhe në markete dhe restorante që ofrojnë produkte, ndërsa farmacitë funksionojnë pa probleme.
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...