Kryetari aktual i qytetit të Shkupit dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së edhe për një mandat për të parin e Shkupit, Koce Trajanovski në konventën partiake për zgjedhjet lokale të 15 tetorit ka promovuar profesor, Muhamed Ahmetin, për zëvendëskryetar të qytetit të Shkupit, njoftojnë mediat në Maqedoni.
Kjo është edhe hera e parë që Shkupi do të kishte zëvendëskryetar shqiptar, nëse Trajanovski do t’i fitonte zgjedhjet.
“Së bashku me zëvendëskryetarin tim nga radhët e listës së këshilltarëve, profesorin Muhamed Ameti me të cilin do të punojmë në mënyrë të përkushtuar, edhe 44 këshilltarët e listës së këshilltarëve të qytetit dhe gjithë kryetarët e komunave të Shkupit do të përkushtohemi në projekte të reja për komunat e Shkupit”, ka deklaruar Trajanovski.
“Do të ndërtojmë një pushtet lokal edhe më modern, si dhe do të realizojmë projekte me të cilat do të përmirësohet klima në më shumë fusha; si turizëm, rrugë, arsim, etj”.
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...