T’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet. Të praktikohen vlerat evropiane, ndërsa aleanca në NATO dhe bashkëpunimi i ngushtë i pritshëm në kuadër të BE-së, në mënyrë shtesë i përforcoi relacionet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, porositën përfaqësues zyrtarë të Maqedonisë së Veriut në lajmet e fundit nga Sofja se presidenti bullgar Rumen Radevi i ka thirrur në një takim shefat e shërbimeve të sigurisë, për pretendimin të mosrespektimit të të drejtës së vetëpërcaktimit të bullgarëve në vend.
Qeveria përmes zëdhënësit Dushko Arsovski e përsëriti qëndrimin lidhur me bisedimet me Bullgarinë se duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të kyçura në proces dhe se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në këtë mënyrë.
“Kryeministri pati qëndrim, sqarim për këtë gjatë ditës së djeshme. Duhet vetëm ta përsërisim si Qeveri. Mbetemi me narrativ të kujdesshëm. Duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave, përfshirë prej bartësve më të lartë të funksioneve të dy shteteve. Ajo që është më e rëndësishme është se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë”, tha Arsovski.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e vlerësoi si gabim në hapa takimin e Rdevit me shefat e shërbimeve të sigurisë. Theksoi se Maqedonia e Veriut është mbase shembull më i mirë në rajon për sa i përket barazisë së qytetarëve dhe respektit të diversitetit.
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...