Gjatë ditës së djeshme (26 shtator), në territorin e Shkupit, policia shqiptoi 266 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.
Siç informohet nga Ministria e Brendshme, 13 persona u gjobitën për mosposedim të patentës, 102 gjoba u shqiptuan për tejkalim të kufirit të shpejtësisë, u gjetën 9 automjete të paregjistruara, 20 motoristë u sanksionuan dhe 87 shoferë u gjobitën për parkim të paligjshëm.
63 automjete u larguan me “merimangë” dhe 18 sanksione u vendosën për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Ministria e Brendshme kujton se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë në ditët në vijim./Telegrafi/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...