Një shtetas i Turqisë ka mashtruar në person nga Shkupi se do t’ia rregullojë një punë për të punuar në Gjermani. Ai i ka paguar 500 euro, ndërsa shtetasi turk ka ikur.
SPB Shkup ngriti kallëzime penale kundër E. C.(40) nga R. Turqisë me leje qëndrimi në Gjermani për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
“Gjatë korrikut 2019, ai publikoi një reklamë në faqen e internetit, ku thuhej se po ndërmjetësonte për vendbanim dhe punë në Republikën e Gjermanisë, pas së cilës i dëmtuari S. K. u interesua dhe filloi të komunikojë me aplikantin përmes aplikacionit “Whatsapp”.
I bindur për saktësinë e informacionit dhe ofertën nga i akuzuari, pala e dëmtuar më 22 korrik 2019 pagoi 500 euro në emër të të akuzuarit përmes një transferimi të shpejtë të fondeve, por, pas pagesës, nuk mund të kontaktonte të akuzuarin, i cili fitoi përfitim të paligjshëm të pasurisë prej 500 euro”, thuhet në deklaratën e SPB Shkup./Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK