Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vjet burgim, gjashtë personat e akuzuar për një aksident me autobus më 2019 në afërsi të Laskarcit të Gostivarit, si pasojë e të cilit patën vdekur 16 persona.
Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa shefi i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, është dënuar me katër vjet burgim.
Me gjashtë vjet burgim është dënuar përgjegjësi për transport në këtë kompani, Remzi Miftari, ndërsa me nga pesë vjet burgim janë dënuar punonjësit e qendrës teknike të kompanisë, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
Aksidenti i rëndë rrugor pati ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, kur një autobus që po udhëtonte për në Gostivar, pati dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.
Në autobus kanë qenë rreth 50 persona, kryesisht punonjës të administratës dhe të tjerë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Gjykata ka shqiptuar për të gjithë të pandehurit një dënim dytësor -ndalimin e kryerjes së veprimtarisë në kohëzgjatje prej pesë vitesh.
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të akuzuarit deri në marrjen e aktgjykimit të formës së prerë, ndërsa mbrojtja ka kërkuar masa më të lehta, për faktin se disa prej të dënuarve tashmë janë nën masat e sigurimit.
Ky aksident pati shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të zgjatjes së procedurës gjyqësore dhe “dyshimeve për ndikime politike me qëllim shpëtimin e personave të caktuar dhe hedhjen e fajësisë vetëm te shoferi i autobusit”.
Procesi gjyqësor pati rrezikuar edhe kthimin në rigjykim, për shkak të emërimit të gjykatëses së rastit në Gjykatën e Apelit.
Por, pas reagimit të palës mbrojtëse, familjarëve dhe opinionit më të gjerë, gjykatësja është kthyer në detyrë për të marrë vendim për këtë rast./rel
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...