Pas zjarrit që kaploi mbrëmë pas mesnate kafiterinë “Fontana”, mëngjesin e sotëm shihet se objekti është shkrumbuar gati se tërësisht, pjesërisht ka shpëtuar vetëm korridori mbrapa objektit që nuk ka qenë funksionale dhe nuk është shfrytëzuar nga kafiteria.


Pas mesnate, respektivisht në orën 01:50 minuta në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” shpërtheu një zjarr me ç’rast ka përfshirë kafiterinë “Fontana”. Në vendngjarje menjëherë kanë dal zyrtarë policorë dhe kanë konstatuar se është djegur kafiteria “Fontana”.
Persona të lënduar nuk ka po është shkaktuar vetëm dëm material.

Zjarri është lokalizuar nga ana e Njësitit zjarrfikës me 7 automjete dhe 21 zjarrfikës. Për shkaqet e zjarrit më shumë informata priten gjatë ditës.

Ndërkohë kujtojmë se para një viti “Mavrovasja” ishte cak i sulmit me “Bazuka”. Asokohe dy predha, nga të cilat vetëm njëra kishte shpërthyer kishte shkaktuar dëme materiale të lokaleve përreth kësaj qendre.
Shpërthimi edhe atëherë kishte ndodhur gjatë orëve të vonshme të natës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të lokaleve./alsat
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...