I pyetur se si e komenton paralajmërimin e gjykatëses tashmë të shkarkuar, Vesna Kiçeec për ankesë në lidhje me vendimin e Këshillit Gjyqësorë, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç tha se Kiçeec ka të drejtë të ankohet, por që beson se Këshilli ka argumente të forta për këtë vendim.
“Çdokush ka të drejtë të argumentohet në procedurë nëse mendon se Këshilli Gjyqësorë ka gabuar. Por mendoj se Këshilli Gjyqësorë kur merr vendime të tilla zakonisht, posaçërisht sipas standardeve të reja që prej vitit 2019…që ja erdhem deri tek shkarkimi i 10 gjykatësve, ka kriteriume dhe procedurë të qartë dhe jam i sigurt që i kanë analizuar të gjitha rrethanat para se të marrin një vendim të tillë”, tha Mariçiç./alsat
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...