Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov për “Telma” thotë se përmes Ligjit për Legalizimin e Ndërtesave ilegale jo-paguesit do të ndëshkohen dhe se duhet të jetë e mundur legalizimi i ndërtesave që kanë rëndësi parësore te qytetarët.
“Ky vend ka ligje që shpërblejnë ata që nuk paguajnë. Ne që paguajmë rregullisht taksat tona gjithë jetën jemi të mashtruar. Tani jemi në një situatë ku linjat elektrike, shkollat janë të paligjshme dhe nuk ka asnjë bazë ligjore për t’i legalizuar ato. Për shembull, nëse doni të rinovoni një shkollë, nuk mund të merrni dokumentacionin për ta bërë këtë sepse është ndërtim i paligjshëm.
Prandaj, duhet të krijohet një kornizë ligjore. Nuk kam heshtur, ky ligj ka vite që është në procedurë parlamentare, qëndrimi im si dhe BNJVL është legalizimi i ndërtesave që kanë rëndësi parësore për qytetarët. Ne duhet t’i dënojmë ata që nuk paguajnë”, tha Shilegov./Telegrafi/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...