Të shtunën, 5 maj, me iniciativën e kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe kryetar i BNVL, Petre Shilegov, do të realizohet një aksion të madh për rregullimin, pastrimin dhe zbukurimin e mjedisit jetësor në komunat në Republikën e Maqedonisë.
“U bëj thirrje komunave që të organizojnë aksione konkrete së bashku me bashkësitë lokale, t’i informojnë qytetarët për këto aksione dhe të mundësojnë pjesëmarrje për të gjithë të interesuarit. Qytetarët janë të qartë dhe seriozë në kërkesat e tyre, dhe ne jemi përgjegjës për të dëgjuar dhe për të kuptuar thirrjen për mjedis të pastër jetësor. Kontributi i çdo qytetari është i rëndësishëm për ne. Prandaj, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që vullnetarisht të marrin pjesë në këtë aksion në komunën e tyre”, tha kryetari Shilegov. Shilegov shtoi se motivi kryesor për suksesin e këtij aksioni është mjedisi i pastër jetësor, çdo kënd i rregulluar i komunave dhe shëndeti i qytetarëve.
“Ejani së bashku ta zbukurojmë vendin tonë të lindjes, vendin ku jetojmë, punojmë, mësojmë, ku kalojmë pjesën më të madhe të jetës sonë. Së bashku të luftojmë për mjedis të pastër dhe të shëndetshëm si investim në të ardhmen e fëmijëve tanë. Së bashku të jemi krenar për rezultatet e arritura si shembull në rajon dhe më gjerë. Besoj në potencialin tonë si vetëqeverisje lokale dhe besoj se do të kemi sukses në synimet tona për të siguruar kushte për jetë të shëndetshme për të gjithë. Jam i bindur se çështja e përmirësimit të cilësisë së mjedisit jetësor do të jetë e kaluar, sepse mjedisi i pastër dhe i shëndetshëm do të jetë përditshmëria jonë”, theksoi Shilegov.
Për Qytetin e Shkupit dhe komunat tjera të vendit, angazhimi për mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm është një nga prioritetet më të rëndësishme. /koha.mk
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...