Lideri i radikalëve serbë, Vojislan Sheshel, ka akuzuar kandidatin për President të Serbisë, Vuk Jeremiç dhe ish-Presidentin, Boris Tadiç, se janë spiunë të amerikës.
Ai ka theksuar se gjatë udhëheqjes së tyre ata kanë komplotuar zyrtarët dhe kanë bërë spiunazh për amerikanët, transmeton arbresh.info.
Të gjitha këto pretendime lideri i radikalëve i ka bërë pas botimit të librit të tij ‘WikiLeaks më duhet-pjesa e dytë’.
Për të dëshmuar se zyrtarët e qeverisë që nga viti 2000 ishin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ambasadorit amerikan në Serbi, Sheshel tha se në edicionin e ri do të shfaq listat e korrespondencës së brendshme mes Ambasadës së SHBA-ve dhe liderëve të Serbisë.
Sipas tij, Tadiç dhe Jeremiç, kanë dhënë garanci ‘se Serbia do të mbetet e angazhuar për integrimin europian dhe euro-atlantik’./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës