Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në Serbi, duke thënë se është problem i Shkupit zyrtar që ai është kryetar i Kuvendit të këtij shteti.
Ai në një konferencë për media sot në Beograd tha se nuk e di se kush e ka ftuar Xhaferin për vizitë në Kuvendin e Serbisë.
“Sikur të isha kryetar i Kuvendit të Serbisë, nuk do ta ftoja. Qëllimi ynë është të kemi marrëdhënie të mira me Shkupin, ndërsa sa i përket asaj që ata e kanë zgjedhur atë, ky është problem i Maqedonisë dhe jo i Serbisë”, tha Sheshel
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...