Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një kumtese bëri të ditur se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 45 pacientë të shëruar.
Prej pacientëve të shëruar, 19 janë nga Shkup, 25 nga Kumanova dhe një nga Prilepi.
Gjithashtu në Klinikën për Sëmundje Infektive për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, në 24 orë nuk ka pranim të pacientëve të rinj të infektuar me Covid-19. Në këtë klinike humbi jetën edhe një pacient, 61 vjeçar nga Struga ndërsa momentalisht 39 pacientë janë hospitalizuar, njofton telegrafi maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme janë bërë 199 testime ndërsa në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 9 pacientë të rinj dhe 29 janë të hospitalizuar.
Në spitalin e Manastirit shërohen 4 pacientë ndërsa në shërim shtëpiak janë 3 persona. Në Spitalin e Shtipin ka 2 pacientë dhe 4 prej tyre janë në shërim shtëpiak, kurse në Repartet Infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë janë hospitalizuar 47 pacientë me Covid-19.
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...