Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për AIM ka thënë se Kuvendi ka mundësi dhe përgjegjësi historike që të hap dyert e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.
Ajo shtoi se nëse sigurohen dy të tretat e votave, Maqedonia do t’i tregojë Evropës, botës dhe rajonit se e di çka dëshiron dhe si ta arrijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse sundojnë interesat partiake dhe personale të disa deputetëve, atëherë do të jetë një minus i madh për Kuvendin dhe ne do të duhet urgjentisht të caktojnë zgjedhje të parakohshme”, tha Sheqerinska.
Sa i përket mundësisë së arritjes së afateve të Marrëveshjes së Prespës nëse shkohet në zgjedhje, Sheqerinska thotë se për Maqedoninë është më mirë që procesi të përfundojë me sukses në procedurë kuvendore, ndërsa nëse nuk bëhet kjo atëherë mandati do të kalojë tek qytetarët.
“Nëse Kuvendi vendos të jep mundësi për qëllimet strategjike të vendit, shumë mirë. Nëse jo, zgjedhjet janë opsioni i vetëm”, tha Shqerinska.
Përndryshe, Sheqerinska do ta udhëheq ekipin nga Maqedonia i cili sot dhe nesër do të qëndrojë në Bruksel ku zyrtarisht do t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në NATO.
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...
“Pse e ke paguar armën” Naim Murseli ballafaqohet me prova, ...