Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska gjatë konferencës së sotme u ndal në ndihmën që vendi jonë nga marr nga NATO-ja, si anëtarja më e re e Aleancës.
Ndërkohë që theksoi se angazhimi i ushtrisë në përballjen me virusin korona, do të varet nga zhvillimet rreth situatës në përgjithësi.
“Si do të ndryshojnë, përmirësohen masat, ashtu do të ndryshojë edhe angazhimi ushtrisë. Ka kërkesa nga komunat për tu përballur me masat. Instrumenti i tretë, jo vetëm për mbështetje pajisjesh dhe materiale por edhe në aspekt të transportit, atje nuk dërgojmë dot pajisje, dhe kjo është një ndihmë që mund ta përdornim edhe para dy javësh, po gjetëm një zgjidhje tjetër. Por tani u jepet kjo mbështetje vendeve që e kërkojnë”, tha Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes./alsat
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...