Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, në ditën e parë të vizitës në SHBA, ministrja Sheqerinska kishte takim në Departamentin Shtetëror dhe në Pentagon.
“Në Departamentin Shtetëror Sheqerinska u takua me deputetin e ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në takim u konkludua se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se administrata e re dëshiron që sa më shpejt të shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociues me BE-në”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, Sheqerinska në Departamentin Shtetëror kishte takim me kreun e Byrosë për Çështje Politike dhe Mbrojtëse, Tomoti Alan Bejts, ndërsa në takim u riafirmua qëndrimi amerikan për rajon stabil dhe me prosperitet.
“Ministrja Sheqerinska theksoi se shteti ynë si anëtare e NATO-s e pranon përgjegjësinë që të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit dhe se merr pjesë në disa iniciativa rajonale si dhe në misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...