Maqedonia e Veriut së fundmi ka shënuar dhe rastin e parë të variantit indian të koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se rasti i konfirmuar pozitiv me variantin indian është një shtetas që ishte kthyer nga Iraku, ku paraprakisht kishte qëndruar në një spital për dhjetë ditë.
Ndër të tjera autoritetet e shëndetësisë në këtë vend kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë pasi është një rast i izoluar dhe nuk përbën rrezik, për shëndetin publik.
“Menjëherë pasi ka arritur në Maqedoninë e Veriut, pacienti me veturë sanitare është transferuar në spital privat, ku edhe po trajtohet. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për përhapjen e këtij lloji të virusit”, tha përmes një deklarate Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti indian i koronavirusit është më i transmetushëm se variantet e tjera.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar vetëm një rast me koronavirus, që është shifra më e ulët që nga paraqitja e rasteve të para në Maqedoninë e Veriut, pranverën e vitit të kaluar.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Venko Filipçe, tha se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 15 qershor.
Ato kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, ndalimin e lëvizjes në grupe në ambientet e jashtme, si dhe ndalimin e lëvizjes nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar vetëm një rast pozitiv pas testimit të 1,576 testime dhe kanë humbur jetën 3 persona. ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i rasteve aktiv në Maqedoni është 464 qytetarë./abcnews.al/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?