Në delegacionin qeveritar ishin ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimovski
Një delegacion nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot vendosi lule në varrin e ish- presidentit Boris Trajkovski në varrezat në Butel, me rastin e 16-vjetorit të vdekjes së tij tragjike.
Në delegacionin qeveritar ishin ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimovski.

Krahas delegacionit, lule vendosën edhe anëtarët e familjes së presidentit Trajkovski, bashkëshortja Villma dhe vajza Sara Trajkovska dhe shoqata të qytetarëve.
Ish-presidenti Trajkovski së bashku me një delegacion 8 anëtarësh që udhëtonte në Konferencën Ndërkombëtare në Mostar, humbi jetën në një aksident ajror më 26 shkurt të vitit 2004.
Në aksidentin ajror krahas ish-presidentit Trajkovski, jetën e humbën edhe zëdhënësja e presidentit, Dimka Ilkova Boshkoviq, këshilltarët e presidentit, Risto Bllazhevski dhe Anita Llozanovska, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mile Krstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski si dhe piloti dhe bashkëpiloti i avionit Marko Markovski dhe Branko Ivanovski./AA
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...