Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se ata janë duke e monitoruar situatën me emigrantët në kufirin jugor dhe janë të gatshëm për konfrontim dhe presion.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për garën e NATO-s në Shkup, Shekerinska tha se për shkak të lajmeve të rreme disa nga refugjatët mendonin se rruga ballkanike ishte përsëri e hapur dhe u drejtuan drejt kufirit maqedonas, njofton Makfaks.
“Ne jemi të gatshëm të përballemi edhe me rritje të presionit në kufi. E rëndësishme është të jemi vigjilentë dhe të gatshëm”, tha Shekerinska.
Ministrja vlerësoi se ishte e justifikuar prania ushtarake në kufi, madje edhe në ditët kur nuk kishte emigrantë atje.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë