Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, u takua me shefin e Mbrojtjes të Malit të Zi, gjeneral lejtnant Ljubisha Jokic, në selinë e KFOR-it.
Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë të Jokic, pasi Mali i Zi u bë anëtari më i ri i NATO-s. Hyrja e Malit të Zi shënon zgjerimin e parë të NATO-s që nga 1 prilli 2009, kur Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan Aleancës.
Me rastin e vizitës së gjeneralit Jokic, gjenerali Fungo shprehu urimet për pranimin e Malit të Zi në NATO, një pikë e rëndësishme në historinë e këtij kombi. Komandanti i KFOR-it gjithashtu theksoi praninë e NATO-s në Kosovë si thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Kjo ngjarje organizohet në kuadër të takimeve të nivelit të lartë ndërmjet Komandantit të KFOR-it dhe përfaqësuesve të vendeve fqinje, të cilat janë thelbësore për një shkëmbim të frytshëm të informatave dhe kuptim më të mirë të mandatit dhe aktiviteteve të KFOR-it.
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Katari rihap hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për evakuim nga ...
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë r...
Barcelona po përgatitë largimin e Ronald Araujos – tre emra ...
Macron thirrje pas sulmeve në Katar: Spiralja e kaosit duhet...