Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot nga Kumanova tha se gjatë ditës janë paraqitur edhe shtatë raste shtesë me coronavirus tek të punësuarit në çerdhe.
Shahpaska tha se për momentin 484 fëmijë ndodhen në izolim.
“Gjendjen në çerdhe e ndjekim çdo ditë dhe e ndajmë me opinionin, akoma është nën kontroll, sepse le të themi që nga momenti i hapjes së kopshteve kemi 26 fëmijë pozitivë, disa prej tyre tashmë janë larguar nga procesi i izolimit, periudha e izolimit të tyre ka përfunduar sipas udhëzimeve të mjekëve dhe 86 persona të rritur aktualisht na arriti informacioni se shtatë punonjës shtesë janë pozitivë sot”, tha ministrja.
Ajo shtoi se këto të dhëna një herë në javë ndahen me Komisionin për Sëmundje Infektive, për të krijuar politikat./Telegrafi/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...