Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik dhe Social ku kryesonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpasnka, u diskutua për versionin e ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie pune dhe ku parashihet që dita e diel të jetë ditë jopune.
Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune e përgaditi MPPS dhe më pas u debatua me punëtorët dhe me punëdhënësit, njofton telegrafi maqedoni.
“Debati që u zhvillua gjatë kësaj periudhe ishte i gjatë dhe jep kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e ligjit, ku do të mundësohet që dita e diel të jetë ditë jopune. Ideja e Qeverisë dhe e MPPS-së është që të krijohen kushte që pjesa më e madhe e punëtorëve të munden që ditën e diel ta kalojnë me familjen, si bazë themelore e një shoqërie funksionale|, theksoi Shahpasnka.
Ajo theksoi se ligji duhet të jetë në atë mënyrë që do të mund të sigurojë funksionimin efikas të sistemit.
“Në qendër të vëmendjes janë punëtorët. Por, përjashtime duhet të ketë dhe për këtë shkak jemi të kujdesshëm për shkak se nuk duhet të funksionet vitale të shtetit t’i kufizojmë”, shtoi Shahpasnka.
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...