Analisti amerikan Daniel Serwer, i cili është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, në seancën e sotme të Komisionit për Çështje Evropiane, tha se SHBA dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, pasi sipas tij, kjo do ta rrit sigurinë e rajonit.
Ai thotë se nëse Maqedonia arrinë t’i përmbushë të gjitha kërkesat e BE-së, Athina sërish do të jetë problemi i anëtarësimit.
“Kjo është mundësi e madhe për anëtarësim në BE. Asgjë nuk është e garantuar, por paraqet mundësi që të ecet para në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Procesi u bllokua kur Kroacia u bë anëtare, ndërsa tani është zhbllokuar përsëri. Mundësitë e këtilla vijnë shumë rrallë. Raporti për Maqedoninë ishte pozitiv, por duhet të jeni të vetëdijshëm se ka probleme dhe aty duhet të fokusoheni”, ka thënë Serwer, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Problemi me sundimin e së drejtës është kyç sipas Serwer, i cili thotë se nëse nuk mund që sistemi juridik t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve, atëherë është e pamundur që ai të kthehet drejt partive politike.
Ai në fund tha se edhe kur do të ndryshohet emri i shtetit, miqtë e këtij vendi duke përfshirë edhe atë, do të vazhdojnë ta quajnë “Maqedonia”.
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...