Gjatë mëngjesit të sotëm, sipas “Air Visual”, qyteti i Shkupit ishte në mesin e 3 vendeve me ajër më të ndotur në botë.
Ndotja e ajrit nuk është vetëm në Shkup. Sipas stacioneve matëse të ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, disa qytete si Tetova, Gostivari dhe Strumica shpesh herë e tejkalojnë Shkupin për nga ndotja e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të fundit të këtyre stacioneve matëse, qyteti më i ndotur është Strumica me 451 PM10, Gostivari me 374 PM10, Shkup – Rektorat 350 PM10 dhe Tetova me 280 PM10.
Gjatë ditë së sotme u mbajt edhe protestë kundër ndotjes së ajrit në Shkup ku u bë që Qeveria të thërrasë mbledhje urgjente për ndotjen enorme të ajrit.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...