Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e tij për shkak të koronavirusit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur sonte një takim të shtabit të krizave për të parandaluar efektet e mundshme negative të shkaktuara nga koronavirusi.
Në një fjalim drejtuar qytetarëve të Serbisë, Vuçiq ka bërë të ditur se është vendosur gjendja e jashtëzakonshme në vend.
“Në bazë të një letre dërguar Qeverisë dhe ministrit të Mbrojtjes, dhe në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ne marrim një vendim për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ndër tjera Vuçiq.
Në Serbi, po ashtu, janë regjistruar 48 raste me koronavirus.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...