Ish-presidenti i Serbisë, lideri Partisë Demokratike Serbe Boris Tadiq ka njoftuar se Serbia prej dje është gjendur në “listën e zezë” të organizatës ndërqeveritare FATF (Financial Action Task Force), organizatë kjo që lufton kundër larjes së parave dhe financimit të organizatave terroriste.
“Serbia prej dje është gjendur në ‘listën e zezë’, bashkë me Jemenin, Sirinë, Irakun, me shtetet që marrin pjesë në larjen e parave dhe institucionet e të cilave nuk e pengojnë derdhjen e parave për organizatat terroriste. Këtë qeveria jonë e fsheh nga opinioni”, u deklaroi Tadiq gazetarëve para selisë së partisë, raporton b92.net.
Ai ka shtuar se nga lista është përjashtuar Bosnja e Hercegovina, ndërsa Serbia është futur në të, gjë që e bën vendin e vetëm nga Ballkani në atë listë të vendeve të nxira”.
“Më shumë herë kam folur se njerëzit që sot janë në pushtet në Serbi janë ata që ilegalisht u kanë shiturarmë organizatave terroriste dhe entiteteve të ndryshme para-shtetërore në botë, e pasojë e kësaj është se Serbia tash është në listën e zezë”, ka thënë Tadiqi.
Sipas tij, vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare “SDP Oliver Ivanoviq “është në vazhdën e kësaj lidhjeje të krimti të organizuar, larjes së parave dhe lidhjeve të Serbisë me shtetet më të zeza në botë”.
E gjithë kjo është e lidhur në një sistem të përbashkët, e kjo është lidhja e shtetit me krimin e rganizuar, që prodhon rreziqe për jetën jo vetëm të qytetarit çfarë ishte Oliver Ivanoviqi, por për të gjithë qytetarët”, ka Tadiqi, përcjell Expressi.
Ai e ka thirrur Aleksandar Vuçiqin që, si president aktual i Serbisë dhe kryetar i Këshillit për Siguri Kombëtare, t’i marrë në përgjegjësi të gjithë ata të cilët nuk e mbrojtën jetën e Oliver Ivanoviqit dhe të përgjigjet se çka ka bërë për ta mbrojtur Ivanoviqin dhe pse është futur Serbia në “listën e zezë”.
“Vrasja e Oliver Ivanoviqit është vrasja e katërt politike që në dy dekadat e fundit ka ndodhur në Serbi dhe ne jemi vendi i vetëm në territorin e Evropës ku ka ndodhur diçka që do të duhej të shkaktojë turp te të gjithë përfaqësuesit e shtetit”, ka thënë Tadiqi.
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...