Kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë kanë dhënë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke thënë se ‘integrimi i Ballkanit Perëndimot do të garantonte paqe dhe stabilitet për rajonin’.
Serbia e cila në vitet e ’90-ta u pa si paria e Ballkanit Perëndimor në rolin e saj qëndror që pasoi shkatërrimin e Jugosllavisë, pret që deri në vitin 2018 të përfundojë negociatat për anëtarësim në BE, transmeton portali arbresh.info
“Të gjithë e dimë që vendi i Serbisë është në Bashkimin Europian”, tha kryeministri bullgar, Bojko Borisov pas një takimi katër palësh në qytetin e Varnës.
Borisov tha se tre vendet anëtare të BE do të punonin për të përshpejtuar procesin në favor të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në Europë.
Bullgaria në janar do të marrë përsipër presidencën e BE-së për gjashtë muaj, ndërsa Rumania pritet ta marrë gjatë vitit 2019.
Megjithatë, shumë serbë mbeten skeptikë për t’u bashkuar me bllokin dhe vendet e Europës Perëndimore i shikojnë si avokatë të hapur të bombardimeve të NATO-s./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...