Serbia ka ardhur në ndihmë të Ukrainës, duke dhuruar 3 milionë euro ndihmë për civilët. Mediat serbe bëjnë me dije se kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç, ka marrë pjesë sot përmes një video-lidhjeje në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën, e cila po mbahet në Poloni, në Varshavë.
Në fjalën e saj ,ajo ka theksuar se Serbia është e vetëdijshme për rëndësinë dhe nevojën për të ofruar ndihmë humanitare për civilët në situata konflikti, veçanërisht fëmijët, prandaj është vendosur që ajo të sigurojë një donacion humanitar në vlerë prej 3 milionë euro për të ndihmuar fëmijët, si dhe personat e zhvendosur brenda dhe jashtë Ukrainës,shkruan Kurir.
Ky donacion do të dërgohet përmes sistemit të OKB-së, nga të cilat 1.5 milionë përmes Fondit të OKB-së për Fëmijë (UNICEF) dhe 1,5 milion përmes Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).
Kryeministrja Brnabiç tha se që nga fillimi i konfliktit, Serbia i ka kushtuar vëmendje të veçantë pasojave të popullatës civile, situatës së vështirë humanitare dhe rritjes së numrit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, duke shtuar se kushtet për dërgimin e ndihmave humanitare ndalimin e konfliktit.
Gjithashtu Brnabiç përkujtoi se Republika e Serbisë më 24 mars votoi për miratimin e Rezolutës për pasojat humanitare të agresionit kundër Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
jithashtu, më 27 shkurt, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi një vendim për ofrimin e ndihmës humanitare për popullatën e rrezikuar të Ukrainës dhe për herë të parë aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes së Përkohshme për personat e zhvendosur që vijnë nga ai vend./abcnews.al
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...