Gazeta e njohur amerikane “National Interest” ka publikuar një shkrim në lidhje me raketat e reja të Serbisë “Sumadija” që, sipas saj, dërgojnë një mesazh të qartë për shtetet fqinje, “në qoftë se ndihmoni NATO-n që të na bombardoj, ne do t’i bombardojmë qytetet tuaja”.
Raketat “Sumadija” janë armë të montuara në kamion që mund të qëllojnë objektivin në largësi prej afërsisht 300 kilometrash.
Një ekspert i mbrojtjes nga Serbia, i cili kishte luftuar në Bosnje dhe Kroaci në vitet e 90-ta dhe kishte përjetuar bombardimet e NATO-s në vitin 1999, gjatë konfliktit në Kosovë, ka thënë për mediat ruse që këto raketa do të fluturojnë në qoftë se fqinjët e Serbisë ndihmojnë NATO-n përsëri, transmeton KKosova.
“Shpresoj të mos ndodh një konflikt i tillë. Megjithatë në qoftë se ndodhë dhe dikush është aq i çmendur sa të ofroj qasje në hapësirën e vetë ajrore për palën e tretë, që dëshiron ta sulmoj Serbinë (siç kishte bërë Bulgaria në vitin 1999), tani kemi raketa që mund t’i arrijnë të gjitha vendet strategjike në rajon” ka thënë Miroslav Lazanski.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...