Ndonëse përfaqësuesit e lartë evropian kanë përsëritur qëndrimin e tyre se Serbia mund të futet në BE duke e njohur Kosovën, njëjtë nuk po mendojnë edhe zyrtarët e qeverisë në Beograd.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Cedomir Baçkoviç shprehet i bindur se kusht i vetëm e BE-së është ndryshimi i kushtetutës vetëm në pikëpamjet e ndryshimeve ligjore, transmeton Indeksonline
Mirëpo, përfaqësuesi i qeverisë serbe nuk përmend çështjen e Republikës së Kosovës si kushtin kryesor për anëtarësimin e shtetit të tij në strukturat evropiane.
“Pjesa rreth Drejtësisë duhet të përputhet me rregullat e BE-së. Ndërsa ndryshimet e tjera nuk janë kërkesë e drejtpërdrejtë për të hyrë në BE”, është shprehur ai.
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...