Ministri i mbrojtjes i Serbisë thotë se vendi i tij është duke e pranuar një ngarkesë të avionëve rusë luftarakë, furnizime që mund të përkeqësojnë tensione me shtetet fqinje.
Zoran Djordjevic pas vizitës të tij në Moskë, ka thënë se gjashtë MiG-29 do të dorëzohen në Serbi, transmeton portali arbresh.info.
Armatosja e Serbisë ka shkaktuar alarm në Ballkan, e cila u përfshi në një luftë të përgjakshme në vitet 1990, duke vrarë më shumë se 110,000 njerëz dhe duke lënë miliona të tjetër të pastrehë.
Serbia zyrtarisht ka qenë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por pas presionit të Moskës dhe drejtimit të saj në mënyrë të vazhdueshmë nga Kremlini, Serbia vazhdon të mbetet jashtë NATO-s dhe institucioneve tjera perëndimore./Arbresh.info
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...