Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar për masat e reja që janë ndërmarrë për parandalimin e koronavirusit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se të gjitha vendkalimet kufitare në Serbi – rrugore dhe hekurudhore, do të mbyllen në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Masa hyn në fuqi të premten në 08:00 pasdite.
Të enjten, i gjithë trafiku tregtar ajror u pezullua.
“Ne presim një rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim”, tha presidenti, duke shtuar se Klinika e Sëmundjeve Infektive në Beograd është pothuajse e mbushur me pacientë.
Deri më tani dy të infektuar janë lëshuar nga spitali, dhe tre të tjerë pritet të lëshohen të premten.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka arritur në 103 persona.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë